Vorio Epiri qeveria Qendrimet e konsullit grek te papranueshme

MPJ therret ambasadorin grek Korca nuk eshte Vorio Epir. Deklarata nuk cenon marredheniet Shqiperi-Greqi
Tirana zyrtare e quan te papranueshem qendrimin e konsullit grek Ikonomu i cili deklaroi se Korca eshte Vorio Epir pasi sipas tij ne Korce ka greke dhe se ata nuk duhet te kene frike te deklarojne perkatesine e tyre ne momentin e regjistrimit te popullsise. Pikerisht nisur nga kjo deklarate Ministria e Puneve te Jashtme ne Tirane thirri dje ambasadorin grek per ti kerkuar sqarime lidhur me deklaraten e konsullit grek ne Korce. Ministria e Jashtme e cilesoi deklaraten e Theodhoros Ikonomu se Korca eshte Vorio Epir si te papranueshme.
Megjithate diplomacia shqiptare permes nje njoftimi per shtyp nenvizoi dje se kjo deklarate nuk reflekton dhe nuk mund te cenoje marredheniet mes dy vendeve. Tri dite me pare ishte Ikonomu qe ne nje ceremoni me rastin e 20-vjetorit te OMONIA-s ne Korce deklaroi se ne kete qytet ka greke dhe se ata nuk duhet te kene frike te deklarojne perkatesine e tyre ne momentin e regjistrimit te popullsise.
Ekzistojne te drejta te minoriteteve por keto te drejta duhet te vihen ne funksion ne te gjitha zonat e Shqiperise te cilat perfaqesojne emrin Vorio Epir. Ky eshte Vorio Epiri. Ne Vorio Epir eksitojne greke kjo vertetohet dhe do te vertetohet me teper kur te regjistrohet popullata dhe ketu duhet te funksionojne te drejtat e minoritetit. Kurajo shprese dhe beteje - deklaroi Ikonomu.
LSI Tavo Te demshme nderhyrjet nacionaliste greke tek kombesia
Ndaj deklaratave te konsullit grek Theodhoros Ikonomu reagoi dje edhe Levizja Socialiste per Integrim e cila i cilesoi deklaratat se Korca eshte Vorio Epir si dhe nderhyrjet ne deklarimin e kombesise si te demshme ne marredheniet e fqinjesise se mire shqiptaro-greke. Deputeti i LSI-se per qytetin e Gjirokastres Vangjel Tavo ne nje konference te posacme deklaroi se regjistrimi i popullsise duke perfshire edhe te drejten e qytetareve shqiptare per te deklaruar kombesine e tyre eshte ne frymen e Keshillit te Evropes dhe te Bashkimit Evropian. Sipas tij minoritetet dhe pakicat etnike ne Shqiperi jane pjese integrale e shoqerise shqiptare jane vlere e qenesishme e qyteterimit shqiptar qe eshte po aq edhe evropian. Per LSI-ne ruajtja konsolidimi dhe respektimi i vlerave fondamentale te nje shoqerie demokratike midis te cilave padyshim eshte dhe respektimi dhe garantimi i te drejtave te minoriteteve ne perputhje me standardet nderkombetare ka qene dhe mbetet ne themel te gjithe investimit te kesaj force politike - deklaroi z. Tavo. Nga kjo pikepamje - shtoi ai - edhe minoriteti grek ne Shqiperi eshte nje kontribuues i rendesishem per integrimin evropian te Shqiperise ashtu sikunder jane kontribuues te rendesishem te shtetit helen qytetaret shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Greqi. Prandaj cdo koment apo gjykim mbi keto kontribute apo vlera te patjetersueshme nga pozita nacionaliste eshte i demshem dhe bie ndesh me aspiraten evropiane te 2 popujve tane dhe 2 vendeve tona anetare te NATO-s - deklaroi Vangjel Tavo duke perfunduar Regjistrimi i popullsise duke perfshire edhe te drejten e qytetareve shqiptare per te deklaruar kombesine e tyre eshte ne frymen e Keshillit te Evropes dhe te Bashkimit Evropian dhe cdo deklarate cdo nderhyrje qe eshte ne kundershtim me kete fryme nga cilido qofte eshte e demshme edhe per frymen e marredhenieve shume te mira midis dy vendeve tona por edhe per aspiratat e dy popujve tane.
Shoqata e Vllehve Nuk jemi greke
Vllehet e Korces jane greke. Keto deklarata te konsullit grek Theodhoros Ikonomu kane ngjallur reagimin e ashper te Shoqates se Vllehve te Shqiperise. I indinjuar kryetari i kesaj shoqate Vangjel Shundi fakton me dokumente etnografike gjuhesore dhe historike se vllehet e ardhur ne Shqiperi nga Italia dhe Dakia ne shekullin e dyte sot jane vllehet apo arumunet e Shqiperise dhe nuk kane lidhje me popullsine greke. Per kete Shundi i referohet edhe Proklamates se Popullit Shqiptar botuar nga shoqeria shqiptare Drita ne Bukuresht me 26 maj 1889.
Kryetari i Shoqates se Vllehve te Shqiperise shkon me tej kur thote se varret e vjetra ne Korce mbajne mbishkrime ne gjuhen arumune gjuhe qe ngjason shume me ate shqipe. Konsulli grek ne deklaratat e tij sipas Shundit u referohet atyre varreve te reja te emigranteve ne shtetin fqinj qe per shkaqe te ndryshme kane ndryshuar identitetin e pas vdekjes prehen ne Korce. E sa i perket regjistrimit ne baze te etnise dhe fese per Shundin formulari i INSTAT-it e specifikon qarte origjinen vllehe arumune e kjo thekson ai nuk ka pse shenohet greke. Sipas botimeve te Akademise se Shkencave minoriteti vlleh ne vendin tone shtrihet ne nje pjese te konsiderueshme te territorit dhe ze vendin e dyte pas popullsise shqiptare duke shenuar rreth 139 mije banore.