Leonardo pezullohet pa afat, pritet dënim tjetër
Ashtu siç pritej, Leonardo është pezulluar përkohësisht për goditjen me shpatull që i ka dhënë gjyqtarit kryesor pas ndeshjes PSG-Valencienes.
Komisioni i disiplinës së futbollit francez, pas tri orësh mbledhjeje, nuk ka arritur dot të marrë një vendim përfundimtar për dënimin e drejtuesit brazilian dhe në pritje për të sqaruar gjithçka, ka zgjedhur ta skualifikojë atë në një kohë të papërcaktuar.
Ndërkohë, Tiago Silva, që ishte ndëshkuar me karton të kuq, për një “shtyerje” ndaj gjyqtarit gjatë zhvillimit të takimit, u dënua me dy ndeshje.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)