Kosovë-Serbi, s’ka marrëveshje për planin e zbatimit
PRISHTINE - As dita e dytë e takimit mes ekipit të Prishtinës dhe atij të Beogradit në Bruksel nuk ka sjellë planin e zbatimit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Më vjen keq ta them se nuk kemi arritur që të kemi një plan të implementimit. Natyrisht, që janë ofruar drafte edhe me datën 26 prill nga zoti Gentilini edhe ditën e sotme. Ne më 26 prill kemi dhënë pajtueshmërinë tonë. Sot kemi pasur vërejtje në qasjen e integrimit të strukturave ilegale të sigurisë. Ne mendojmë se ato duhet të shkojnë përmes një procesi të konkursit, ndërsa pala serbe ka qasje tjetër”, - u ka thënë Kuçi gazetarëve.
Ai ka theksuar se pala serbe dëshiron që nga “kjo marrëveshje të arrijë një marrëveshje tjetër, apo ndryshe ta them të flasin për çështjet që nuk janë fare në marrëveshje”.
Zëvendësshefi i Qeverisë së Kosovës e ka komentuar këtë si një humbje kohe dhe dhënie e përshtypjes se po diskutohet për gjëra të tilla para partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë, ai ka propozuar që takimi i radhës të jetë në nivel kryeministrash.
“Jemi të interesuar që të diskutojmë për çështje konkrete, për zbatim të asaj që është arritur më 19 prill dhe besoj se një veprim i tillë tani duhet të kalojë në nivel të kryeministrave dhe zonjës Ashton”, - është shprehur Kuçi, duke sqaruar se takimi i tillë mbase do të mbahet me datë 21.
(er.nu/rel/BalkanWeb)