E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PDS, parti me vlerë e së majtës

Kryetari i Partisë Demokracia
Sociale, Paskal Milo, gjatë
turit elektoral u ndal në qytetin
e Kukësit, ku u takua me anëtarë
dhe simpatizantë të Demokracisë
Sociale dhe prezantoi para të pranishmëve
listën e kandidatëve të
kryesuar nga Gëzim Bushati. Milo
ftoi qytetarët e Kukësit që të votojnë
për Demokracinë Sociale, si
një nga segmentet më përfaqësuese
të koalicionit "Bashkimi për
ndryshim", "Votoni sepse te
Demokracia Sociale të jeni të sigurt
se do të keni një mbështetje të
fuqishme për zhvillimin e trevave
tuaja. Një mbështetje të fuqishme
për ta nxjerrë këtë zonë nga prapambetja,
një mbështetje të fuqishme
për integrimin e saj në të
gjitha trevat mbarë shqiptare në rajon
dhe në Bashkimin Evropian.
Prandaj ashtu siç jemi të bashkuar
sot këtu në këtë miting modest,
ashtu do të jemi të bashkuar edhe
më 28 qershor", u shpreh Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›