E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e zgjedhësve në KQZ, auditët e PD-PS raporte të ndryshme

TIRANË- Shifrat e kundërta të auditëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për listat e zgjedhësve për muajin Maj, ka shkaktuar debate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjoncaj krahas akuzave drejtuar Ministrisë së Brendshme për manipulim me shifrat e zgjedhësve, deklaron se nuk do të lejohet manipulimi i rezultatit.

Deklarata e Gjoncaj, u bënë shkak për përplasjet me kryetaren e KQZ-së, Lefterie Lleshi.

“Dhe për këtë garantojmë gjithë shqiptarët se nuk do të lejojmë asnjë formë manipulimi ditën e zgjedhjeve. Problemi do të vijojë të mbetet ai që qeveria e partisë demokratike ka me shqiptarët, ka me integritetin e regjistrit kombëtar të Gjendjes Civile. Ky është problemi i vërtetë i regjistrit’ u shpreh Gjoncaj.

‘Zoti Gjoncaj të lutem, jo këtu në KQZ, ka rrugë dhe mënyra të tjera për ti bërë”, tha kryetarja e KQZ.

‘ka problem me zgjedhjet, të gjithë po ta thonë kujdes se ke një problem, ti thua jam në rregull asnjë probleme nuk kam”, shtoi Gjoncaj.

“Zoti Gjoncaj, unë jam në ushtrim ë detyrës time të parashikuar në kod, dhe do të vijoj të kryej këtë detyrë për sa kohë nuk kam të drejtën time morale përpara të gjithë popullit, të jap dorëheqjen kur jam betuar se do të vijoj ta shtroj këtë detyrë, ashtu sic bënë kolegët e mi”, u shpreh Lleshi.

Ndërkaq, dy auditët, Dashamir Cali i PS-së dhe Genti Malko i PD-së kanë paraqitur edhe këtë herë shifra të kundërta nga njëri tjetri. Kështu në raportin e auditit socialist, ngrihet shqetësimi i 27 mijë dublikimeve, ndërsa 348 mijë persona janë pa adresë.

“ Do u hapin problemeve sa i takon votimeve të dyfishta, për arsye se ekzistojnë një sasi shumë e madhe, dhe aq më tepër do e vështirësojnë situatën dokumentat e identiteti të lëshuara, dhe të dala jashtë përdorimit”, theksoi auditi Dashamir Cali i PS-së

“Përsa i përket 27 mijë rasteve, shifra është e gabuar. Është e gabuar ose për mosnjohje të mirë të procedurës, që ka përcaktuar ligji dhe aktet nëligjore, për pastrimin e dublimeve, ose sepse kështu kanë menduar se duhet ë nxirrnin një shifër”, u shpreh auditi Genti Malko i PD-së.

Ky ishte edhe kontrolli i 6 dhe i fundit i dy auditive, mbi lsitat e zgjedhësve. 

(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera KQZ: 3.337.388 fletë votimi për zgjedhjet e 23 qershorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›