Listat qeveria i heq aksesin pushtetit vendor

Kjo sepse prej 1 janarit te ketij viti drejtuesit e njesive vendore ne vend sic jane komunat dhe bashkite nuk kane akses te drejtperdrejte ne numrin e pergjithshem te zonave qe kane nen administrim.
Asnje nga drejtuesit e njesive vendore ne vend nuk mund te nxjerre te dhena te permbledhura ne lidhje me hyrjet daljet lindjet dhe vdekjet e popullsise ne ate cfare ndodh ne zonen e tij sepse ligji per gjendjen civile e pengon kete.
Ky ligj i miratuar nga mazhoranca pak dite perpara fillimit te fushates zgjedhore te vitit te shkuar parashikon ne menyre te qarte se te dhenat e permbledhura te njesive vendore jepen vetem nga ana e drejtorit te Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile.
Ne nenin 3 te ligjit te miratuar nga Kuvendi ne daten 11 maj te vitit 2009 te dhenat merren vetem me autorizimin e ketij institucioni qe ka varesi te drejtperdrejte nga Ministria e Brendshme.
Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile autorizon dhenien e te dhenave te kerkuara prej institucioneve dhe organeve te ndryshme ne perputhje me permbledhesen e miratuar prej tij dhe komisionerit te te dhenave personale theksohet ne ligjin i cili eshte dekretuar nga Presidenti me 25 maj te vitit te shkuar.