E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria tender te ri per kasat fiskale

Kompanive private qe kane interes te futen ne tregun e shitjes dhe ofrimit te kasave fiskale Ministria e Financave u jep mundesi te aplikojne per plotesimin e disa kritereve pjesa derrmuese e te cilave lidhet me garancite financiare.

Hapja e tenderit vjen pas debateve te shumta per kontrollin e tregut nga tri kompani kasash nga pese qe ishin te cilat fituan autorizimin pas certifikimit te pajisjeve te tyre nga komisioni i posacem ne Ministrine e Financave.

Shoqerite private qe duan te marrin autorizimin per kasat duhet me pare te paraqesin nje sere dokumentesh qe lidhen me karakteristikat dhe funksionet e pajisjeve fiskale qe do te shesin ne treg si dhe dokumentet qe vertetojne kapacitetin real financiar te tyre.

Sipas ministrise aplikantet ose nje nga ortaket duhet te kene pervoje ne tregun e teknologjise te pakten tre vjet duke e vertetuar si dhe pasqyrat financiare te audituara te certifikuara nga eksperte kontabel.

Qarkullimi vjetor per tre vitet e fundit ne total i cili nuk duhet te jete me i vogel se 10 milione euro. Gjithashtu shoqeria e autorizuar duhet ti bashkelidhe dosjes se aplikimit mandatarketimin e pageses se tarifes se sherbimit ne shumen 200000 leke ne llogari te Ministrise se Financave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›