Mitropoliti i Beratit Kosova Jerusalemi i serbeve

Pjesemarrja e nje kleriku te larte te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise ne ceremonine e shugurimit te patriarkut te serbeve te Kosoves ka ndezur situaten.
Mediat e Beogradit citojne mitropolitin e Beratit Ignati me kombesi greke i cili e ka konsideruar Kosoven si Jerusalemin e Serbise.
Por zyrtare te Mitropolise se Beratit bene te ditur dje se theniet e imzot Ignatit jane keqinterpretuar nga mediat serbe.
Mediat serbe Mitropolite dhe peshkope te kishave ortodokse ne bote qe moren pjese ne ceremonine solemne te hipjes ne fronin e Kishes Ortodokse Serbe te patriarkut Irinej para largimit te tyre nga kjo ceremoni u prononcuan ne gazeten e perditshme serbe Blic duke shprehur kenaqesine dhe gezimin e tyre te madh lidhur me pjesemarrjen sikurse thane ata ne kete akt historik por gjithashtu shprehen edhe deshperimin qe ndien duke pare rrethanat ne te cilat ndodhen kisha dhe populli serb ne Kosove.
Midis pjesemarresve ne ceremonine solemne te lartpermendur ndodhej edhe mitropoliti i Beratit Vlores Kanines dhe te gjithe Myzeqese Ignati i cili sikurse thekson gazeta e mesiperme serbe pohoi se edhe ai ndante shqetesimin e perbashket te pjesemarresve te tjere ne ceremoni.
Tani po e shoh kete situate ne Kosove. Me kete rast duhet te shpreh shqetesimin tim. Ndjenjat tona pra te krishtereve shqiptare kane qene me ndjenjat e kishes dhe te popullit serb gjate bombardimeve dhe tani ketu ne Kosove. Por ne te njejten kohe ndiej edhe nje miresi dhe gezim te madh qe jam ketu ne Patriarkane dhe ne Kosove. Ajo per serbet dhe kishen e tyre eshte Jerusalemi juaj vuri ne dukje mitropoliti i Beratit Vlores Kanines dhe i te gjithe Myzeqese.