Listat zgjedhore,tashmë në web-in e ministrisë së Brendshme
Nga dita e sotme, të gjitha listat e zgjedhësve, të gjeneruara në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, on- line apo në aplikimin elektronik, u janë dërguar të gjitha njësive vendore për t'ua bërë publike më pas shtetasve shqiptarë.Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinant Poni,u shpreh se "listat e zgjedhësve, duke filluar nga dita e sotme, janë të vlefshme edhe për Komisionin Qendror Zgjedhor. Sikurse parashikohet në kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë,në përputhje me udhëzimin e ministrit të Brendshëm, i cili parashikon se "listat e zgjedhësve duhet të dalin në një lidhje të veçantë në faqen e ministrisë së Brendëshme", zvendësministri Poni sqaroi se në listat e afishuara në këtë faqe, shtetasit do të mund të gjejnë adresën zgjedhore,qendrën e votimit ku do të votojnë, si dhe njësinë përkatëse , mjafton të bëjnë disa veprime të thjeshta dhe të shpejta, falë edhe teknologjisë së përdorur. "Nxjerrja e listave në web-in e ministrisë në kohë dhe kaq saktësisht,- tha ai,- është një ndihmë e madhe dhe një tjetër plotësim i standarteve të kërkuara nga Kodi Zgjedhor për zgjedhjet që shqiptarët i presin aq shumë të jenë të standarteve të larta".Njëkohësisht ai u kërkoi të zgjedhurve vendorë që të bëjnë lajmërimin e shtetasve në vazhdën e plotësimit hap pas hapi në mënyrë të konsoliduar të infrastrukturës zgjedhore, duke garantuar njëkohësisht se këto zgjedhje do të jenë me standarte, çka përbën edhe një hap tjetër drejt integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro- Atllantike.