E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vetëplagoset ushtari i Gardës

Një ushtar i Gardës është vetëplagosur aksidentalisht pasditen e së premtes në qytetin bregdetar të Durrësit. Altin Duka 21-vjeç, ishte në shërbim gjatë kohës që arma e tij është shkrepur duke e lënë të plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, i riu ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit, ndërsa është transferuar për në spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë mjekim të specializuar. Sipas mjekëve, ushtari është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kohës së ngjarjes, ushtari ishte me shërbim në rezidencën qeveritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›