Lituania merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
Nga 1 Korriku 2013 Lituania do të drejtojë Presidencën e BE-së. Për herë të parë ky vend baktik merr përsipër drejtimin e presidencës së BE-së.
Para se Eglë Merkytë të vinte në Bruksel në vitin 2011, gjendja ishte ndryshe. "Atëherë Lituania ishte vendi i vetëm në Evropë që nuk kishte gazetarë të akredituar në BE. Edhe vendet e tjera që u goditën më shumë nga kriza, e kishin një korrespondent. Vetëm ne nuk kishim", thotë gazetarja 27-vjeçare e televizionit.
Gazetat dhe kanalet televizive nuk kishin para dhe tema BE në Lituani është gjithsesi po aq e vështirë për t'u shpjeguar. "Shumë njerëz ende besojnë se BE-ja nuk ka pse të ju interesojë. Ne jemi ende larg, që atë ta shohim si organizatën tonë."
Por tani duhet të jetë ndryshe: Dy gazetarë të tjerë janë angazhuar nga Vilniusi, siç thuhet me mbështetjen financiare të qeverisë lituaneze. Sepse nga 1 Korriku Lituania merr përsipër presidencën e Këshillit të BE-së. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm ky vend do të drejtojë fatin e Bashkimin Evropian. Dhe kjo ndodh për herë të parë.
Kjo është një detyrë e madhe për një vend të vogël: Lituania ka humbur një të pestën e popullsisë së saj që prej pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik. Vetëm rreth tre milionë njerëz jetojnë ende këtu - më pak se në kryeqytetin gjerman Berlin. Lituania është anëtarsuar në BE para dhjetë vitesh, ende nuk është pjesë e eurozonës dhe paguan me Lita. Lituania merr përsipër presidencën nga Irlanda, e cili konsiderohet si një ndërmjetësuese e aftë - dhe pas mandatit të saj të shtatë si presidencë me përvojë.
(DeutscheWelle/BalkanWeb)