Nishani, Jahjaga e Nikolic bashkë në Zagreb- FOTO

ZAGREB-Presidentja e Kosovës Atifite Jahjaga është trajtuar baraz me homologet e saj në Zagreb, gjatë ceremonisë që shënoi sot hyrjen e Kroacisë në BE.
Ndryshe nga herët e tjera, sot Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic nuk i eshte shmangur afërsisë me Presidenten e Kosovës, ndersa mes tyre ndodhej Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani.
Në këtë foto të publikuar nga mediat kroate, Jahjaga, Nishani e Nikolic qëndrojnë pranë njeri-tjetrit dhe sipas mediave kosovare, kane biseduar me tyre dhe edhe me pjesëmarrësit e tjerë.
Me pas vjen nje foto tjeter ku paraqiten kryeministri Thaci, ministri Hoxhaj dhe Nikolic se bashku.
Foto janë publikuar nga mediat kroate ndërkaq, zyrtarët kosovarë nuk kanë publikuar të njëjtat foto. Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj i cili po qëndron po ashtu në Zagreb ka publikuar foto nga ky takim por jo foto ku shihet me zyrtarët shtetërorë serbë.
(d.b/BalkanWeb)