E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool, Gerrard bën autokritikë

Nëse Liverpool po zhvillon një sezon të dobët, kjo vjen edhe për shkak të formës së dobët të kapitenit Steven Gerrard që konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të “The Reds”.

Autokritikën e ben vetë mesfushori anglez në një intervistë dhënë për “The Sun”.

“Mendoj se forma ime mund të jetë më e mirë. Nëse analizoj atë që kam treguar gjatë gjithë sezonit, nuk jam i kënaqur. Nuk kam arritur nivelin në të cilin synoj të arrij. Por nuk shqetësohem sepse besoj se mund t’ia dal për të kapur sërish formën ideale”, thekson Gerrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›