E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaccardo, i lumtur në Parma

Cristian Zaccardo është shprehur i lumtur në Parma, pas rikthimit të tij në Serie A gjatë verës së vitit të kaluar.

Ish mbrojtësi i Palermos kaloi një sezon në Bundesligë te Wolfsburg, përvojë e cila i ndihmoi të bëhet futbollist më i mirë.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur jashtë vendit. Jam kthyer sepse nuk luaja vazhdimisht në Bundesligë dhe e dija se mund të jap më tepër në Serie A. Mendoj se kam treguar kualitetet e mia në muajt e kaluar në Tardini. Jam i lumtur këtu”, deklaroi Zaccardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›