E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mowbray shkarkohet nga Celtic

Celtic ka shkarkuar menaxherin Tony Mowbray, pas humbjes 4-0 nga St Mirren të mërkurën. Mowbray ka fituar 17 nga 30 ndeshjet kampionale, pas ardhjes nga West Brom në qershor të vitit të kaluar.

Celtic ka 10 pikë më pak se kryesuesi i Premierligës skoceze, Rangers, ndërsa ka zhvilluar dy ndeshje më tepër se rivali i tyre kryesor. Neil Lennon do të drejtojë ekipin deri në emërimin e menaxherit të ri. Celtic takohet me Kilmarnock të shtunën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›