Liverpool feston në Emirates

Derbi i takon Liverpoolit. Skuadra e Reds ka fituar (2-0) në udhëtimin kundër Arsenalit, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë. Njëri ishte autogoli i mesfushorit Remsy kurse i dyti nga Suarez në minutat shtesë të ndeshjes. Përgjatë 90 minutave, Liverpool ka dominuar dhe me disa raste shënimi.
Edhe pse Samir Nasri ka luajtur që nga fillimi duke pasur një rast të mirë shënimi në pjesën e parë, ekipi i Arsene Wenger është përballuar me mungesa të shumta për shkak të kartonëve të kuq dhe lëndimeve. Për me keq, Arsenali një pjesë të ndeshjes e ka luajtur me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Frimpong. Wengerit i janë dashur të aktivizoj lojtarë nga rezervat si Miquel dhe Lensbury. Pas dy xhirove, Arsenal mbetet me vetëm një pikë ndërsa Liverpool ka grumbulluar katër pikë. Kjo është fitorja e parë e Liverpoolit në Emirates në tre vitet e fundit.