E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, tashmë i penduar

Ishte temë e ditës, mbuloi faqet e para të gazetave, dhe në mediat e ndryshme ishte temë e komenteve. Por jo për sukseset e tij në rolin e trajnerit, por për sjelljet e tij që pasuan pas disfatës në Super Kupën spanjolle kundër Barcelonës.

“Asgjë nuk e justifikon një veprim te tillë. Nuk kam arsye për te sulmuar asnjë person.Gabova edhe me përbuzjen në konferencë për shtyp qe i bëra Vilanovas” shprehet ndër të tjera i "penduari"Mourinho, raporton “Marca”.
 

Ai e di shumë mirë se çfarë përfaqëson si trajner i klubit me të lakuar në Evropë, ndaj thotë që “nëse gjendem prapë para një situate të tillë do të veproj ndryshe”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›