Liverpool kunder shitjes se Ferndando Torres

Refuzimi i Liverpool për shitjen e Fernando Torres nuk është komentuar nga tekniku i Chelsea, Carlo Ancelotti, në lidhje me ofertën e klubit për të sjellë në Stamford Bridge sulmuesi i Liverpool. Në fakt, oferta e londinezëve është refuzuar nga klubi i Anfield, që dëshiron të mbajë spanjollin në skuadër.
"Chelsea bëri një ofertë për Fernandon, që është kthyer pas," shkruhet në një komunikatë për shtyp në faqen zyrtare të Liverpool “Lojtari nuk është në shitje".
Mediat britanike kanë raportuar se Chelsea ka ofruar një shumë rekord për ishullin; 40 milion paund për Torres. "Nuk dua të flas për këtë, duhet të pyesni klubin. Ai nuk është lojtari im dhe unë kam respekt për Liverpool," është shprehur Ancelotti.
"Nuk jam i surprizuar dhe jam mjaft i kënaqur me punën që klubi po bën në merkato. Ata po bëjnë gjithcka për të përmirësuar skuadrën," përfundoi italiani, duke iu shmangur disa herë pyetjeve mbi Torres.
Spanjolli është bashkuar me Liverpool për 20 milion paund në korrik të 2007 nga Atletico Madrid, ku ishte një idhull, ndërsa 26-vjecari në këtë sezon nuk ka qenë në formën e tij më të mirë; vetëm 9 gola në 22 ndeshje. Sidoqoftë, Torres po rigjen veten që kur Kenny Dalglish ka marrë drejtimin e të kuqve.
Eno Skarço