E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita falenderon shqiptaret. Ngjela Protesta ne te gjithe vendin

Opozita ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën homazh në nderim të tre viktimave të 21 janarit. Deputetja Eglantina Gjermeni tha se mediat botërore i bënë jehonë asaj që ndodhi në Tiranë. Ndërkohë njëri nga krerët e opozitës së bashkuar Spartak Ngjela deklaroi se protetstat do të shtrihen në të gjithë vendin.

“Ky homazh madhështor e dinjitoz përbën imazhin më të mrekullueshëm që populli shqiptar mund t’i transmetonte një bote skeptike e të shqetësuar nga përpjekjet e turpshme të këtij regjimi për të mbjellë frikë e panik. jo ishte po ashtu një thirrje që drejtësia në Shqipëri të bëjë punën e saj e sigurt se ka mbështetjen dhe solidaritetin e cdo qytetari, e cdo gruaje e cdo nene, në kushtet kur sulmohet paburrërisht. shqiptarët treguan se protesta e tyre, paqësore e dinjitoze nuk ka për tu ndalur” tha Gjermeni.

“Shqipëria ka bërë një hap gjigand drejt perëndimit se ka izoluar primitivizmin. Në funksion të kësaj opozita e bashkuar mendon dhe njofton që kjo do jetë pjesëmarrja e madhe e protestave paqësore në Shqipëri, për ndryshimin e një gjendjeje tiranike, pa institucione ku kërcënohet presidenti, ku kërcënohet prokurori i përgjithshëm, ku vritet populli” tha Ngjela.

”S’ka mbetur shqiptar që s’e ka marrë vesh se videokusaria e zëvendësit të Saliut e ka përmbysur kupën e durimit dhe zemërimi i popullit nuk mbaron pa mbaruar ky koalicion i turpit. Në 28 qershor i vodhën votat për të vjedhur Shqipërinë. Në 21 janar vranë shqiptarë për të mbrojtur kusarinë. Këta kusarë që vrasin janë pushteti, ai dje, sot, nesër përballë tyre ishte e do jetë populli” tha anëtarja e Asamblesë Kommbëtare të PS Megi Ajtyresa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›