Rama Rezistenze popullore paqesore. Protesta per zgjedhje para kohe
Komunikimin e pare me mediat pas homazheve ne buleverdin Deshmoret e Kombit, Kryetari i Opozites Edi Rama e beri ne seline e Partise Socialiste dhe ne anglisht per shkak te pjesemarrjes se larte te mediave nderkombetare ne te. Ate qe bota pa sot ne bulevardin kryesor te Tiranes, eshte Shqiperia e njerezve te zakonshem ishte vleresimi i pare i kryetarit te opozites per homazhet e zhvilluara ne bulevardin e Tiranes. Po ne anglisht kreu i opozites i drejtoi apelin nderkombatareve, te mos tolerojne ate qe ai quajti rregjimi i dhunes ne Shqiperi.
“Ajo që ju patë sot është Shqipëria e njerëzve të zakonshëm që nuk lejohen të marrin frymë lirisht, të mposhtur nga korrupsioni dhe armët e gardës. Ky nuk është rasti për dy parti në kërkim të pushtetit, por ka një pushtet që ka vjedhur votat për të vjedhur Shqipërinë dhe një popull për të zgjedhur lirisht. Së fundi ky pushtet ka vrarë për të vendosur në mes të Evropës një regjim fashist. Kjo është Shqipëria e tre burrave të papunë që u vranë më armë zjarri në emër të një alibie për grusht shteti. Në emër të kësaj Shqipërie i kërkoj botës demokratike të shikojë raportet e veta më këtë regjim të cilin ne nuk do të pranojmë kurrë, regjimin e partisë-shtet dhe shtetit-parti. Në emër të kësaj Shqipërie i kërkoj SHBA-ve dhe BE-së të mos tolerojnë më tej në këtë vend gjëra që nuk tolerojnë në shtetin e tyre” tha Rama.
Ne sqarim te aksionit të ardhshëm të opozitës kryetari i saj tha se do te vijoje qendresa popullore paqesore deri ne largimin e qeverise. “Ne do të jemi përballë regjimit të kusarëve dhe të matrapazëve dhe do të vazhdojmë të ngremë fuqishëm zërin e një populli të tërë, që kërkon fundin e këtij regjimi dhe fillimin e një kapitulli të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët” tha Rama.
Por ne keto rrethana, cdo te beje opozita ne zgjedhjet e tete majit, kryesocialisti deklaroi: “Në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje në Shqipëri”.
Per kryetarin e opozites, ne homazhet ne bulevard kane qene te pranishem 200 mije qytetare, dhe kjo tregon se nuk eshte nje lufte dy partish per pushtet por nje popull qe kundeshton sic tha ai quan pushteti i dhunes ne Shqiperi.
Rovena Moçka