E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool në shitje, çmimi 600 mln sterlina

www.albania-sport.com - Bankierët do të vendosin Liverpool FC në shitje gjatë kësaj jave, me një çmimi prej 600 milionë sterlinash. Klubi legjendar i Premier League është në kërkim të një blerësi që të përballojë borxhet gjithmonë në rritje të klubit anglez. Çmimi i madh i vendosur, plus milionave për të ndërtuar një stadium të ri, mund të jenë të pakëndshme për një shitje të shpejtë.

Lajmi i ka gëzuar tifozët e “Anfield Road”, të cilët dëshirojnë t’i shohin sa më shpejt jashtë klubit pronarët aktualë amerikanë, Tom Hicks dhe George Gillett. Richard Pedder, nga Liverpool FC Supporters Club, tha: “Kemi pritur për tre vjet. Ne dëshirojmë që klubi të shitet dhe të vijë dikush me para. 600 milionë sterlina janë shumë, por klubi ka një sërë asetesh”.

Kjo do të thotë se afati i korrikut për ripagimin e 100 milionë sterlina nga 237 milionë borxh te RBS dhe bankave amerikane do të zgjatet. Kjo do të thotë se dhe trajneri Rafael Benitez nuk do të jetë i detyruar të pushohet, po dhe kështu yje si Fernando Torres dhe Steven Gerrard nuk do të dalin në shitje për të paguar borxhet.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›