Arjen Robben nervozohet me Bajernin

www.albania-sport.com - Shënoi golin e tij të 11-të sezonal, ishte lojtari më i mirë nga yjet e Bajernit, por megjithatë është i mërzitur. Arjen Roben (26 vjeç) pas barazimit 1-1 në Leverkusen: “Ne kishim gjithçka në dorë tonë për ta mbyllur kampionatin. Tani na duhet të japim, jo 100 por 200 për qind”.
Një trepikësh do t’i mbante rekordmenët gjermanë katër pikë para Schalke 04, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga Bundesliga, nderkohe qe tani jane vetem dy pike.
Por çfarë e nerovozon më shumë Robben: sërish shënimi i goli nga kundërshtaret, kur Bajerni kryeson 1-0. Në fazën e dytë kjo ndodhi në Nurenberg (1-1), Frankfurt (1-2) dhe Shtutgard (1-2).
Holandezi: “Ne po bëjmë gjithmonë të njëjtin gabim. Ne kemi udhëhequr shumë herë 1-0, e më pas kemi humbur kontrollin e lojës. Kjo nuk është e nevojshme. Do të ishim në një super pozicion”.
Trajner Louis van Gaal (58) u ka dhënë dy ditë pushim yjeve të tij, pasi dëshiron të çlodhë e zbavisë skuadrën para ndeshjeve gjysëmfinale kundër Lionit (21 dhe 27 prill).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili