Liverpool nuk “arratiset”, 1-1 përballë WBA

Surprizë në javën e pesëmbdhjetë të Premier League. Në Anfield, skuadra vendase e Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë WBA, skuadra e vendit të parafundit në klasifikim, duke humbur kështu një mundësi të mirë për tu arratisur në klasifikim.
Tëbesuarit e trajnerit Klopp arritën të gjejnë rrugën e rrjetë snë këtë sfidë që në minutën e 12-të me anë të Mane, por vetëm kaq, sepse skuadra mike arriti të barazojë në minutën e 81-të me anë të mbrojtësit Ajayi.
Liverpool vazhdon të mbajë vendin e parë në kuotën e 32 pikëve, por shikon Everton ti afrohet. Të besuarit e Ancelottit janë vetëm tri pikë larg. Nga ana tjetër, WBA vazhdon të lundrojë në fundin e tabelës, saktësisht në vendin e parafundit, në kuotën e 8 pikëve në 15 ndehsje të luajtura.