Liverpool pas Silvestres

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 18:17
Klubi nga Serie A Catania ka njoftuar se Liverpool ka shprehur interesim për mbrojtësin e tyre Matias Silvestre.
26 vjeçari deri më tani ka kaluar tre vite e gjysmë në Sicili pas transferimit nga Boca Juniors dhe është bërë kapiten i ekipit.
“Silvestre është njëri prej futbollistëve më të kërkuar të Catanias. Liverpool por edhe disa klube tjera italiane janë të interesuara për të. Do ta kemi të vështirë ta mbajmë këtu duke pasur parasysh kualitetet e tij” tha drejtori sportiv i Catanias, Pietro Lo Monaco.