E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit pa qeveri

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 20:00

Belgjika të hënën do të shënojë një vit pa qeverinë e re, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura më 13 qershor 2010, ndërkohë që dallimet ndërmjet flamanëve dhe valonëve janë aq të mëdha sa ende nuk shihet fundi i rekordit të vakuumit institucional.

“Për herë të parë në historinë e Belgjikës, partia udhëheqëse politike në vend është një parti separatiste flamane, N-VA, e cila në zgjedhje ka fituar 28,2 për qind të votave në Flandri”, përkujton politikologu Vensan de Korbiter.

Për herë të parë, po ashtu, partitë flamave kërkojnë që për arritjen e marrëveshjes të barten më tepër kompetenca në rajone, gjë e cila kërkon dy të tretat e shumicës në parlament dhe kjo para krijimit të qeverisë së re.

“Kjo do të thotë se duhet të bisedojmë për rregullimin e shtetit belg me partinë, për të cilën me të drejtë mendohet se dëshiron zhdukjen e Belgjikës”, vlerëson De Korbiter.

Valonët frankofonë, të cilët përfaqësojnë 40 për qind të banorëve belg dhe 60 për qind të flamanëve, shfaqin drojën se autonomia shtesë, të cilën e kërkon Flandria do të dobësonte të dyja rajonet dhe do të çonte deri te shkatërrimi i vendit.

Punët gjatë kësaj periudhe në qeveri po i kryen kabineti kalimtar i Iv Leterm dhe se çdo gjë po kalon mirë: gjendja e financave publike po përmirësohet, vendi nuk është në bllokadë, pasi që ka marrë vendim për dërgimin e aeroplanëve në Libi, ndërkohë që as popullsia në jetën e përditshme nuk heton mungesën e qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›