E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool pas Villas

Liverpool mund të paraqet ofertë për sulmuesin e Barcelonës David Villa pas spekulimeve rreth mosmarrëveshjeve të tij me bashkëlojtarin Lionel Messi.

Radiostacioni spanjoll Cadena SER ka njoftuar të enjten se Liverpool ka bërë kontakt fillestar me menaxherin e Villas për të mësuar më tepër rreth mundësisë së transferimit të tij në Anfield Road.

Por, para se të mendojnë për blerjen e Villas – që nuk kushton lirë – drejtuesit e Liverpoolit duhet të shesin dikë nga reparti aktual sulmues që përbëhet nga Luis Suarez, Andy Carroll, Dirk Kuyt dhe Craig Bellamy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›