E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger i ka veshët e shurdhër

Andrei Arshavin ka kritikuar menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger për refuzimin e këshillave rreth përmirësimit të skuadrës.

Sipas tabloidit anglez The Sun, përforcimi rekord i Topçinjve që kushtoi 15 milionë funte është i brengosur me kokëfortësinë e Wengerit.

“Kur ju si futbollist keni ndonjë problem ai gjithmonë është përkrahës. Por, kur është fjala për Arsenalin askush nuk guxon t’i afrohet ta sugjerojë ose diçka të tillë. Të gjithë e dinë se cila do të jetë përgjigja. Ai i ka idetë e tij” tha Arshavin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›