Faith: Mund të ketë zgjedhje të parakohshme
Nëse partitë në koalicionin qeveritar nuk do të mund të gjejnë një mënyrë për të bashkudhëhequr, mundësia ezgjedhjeve të parakohshme është e madhe- ka deklaruar shefi i Zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Faith.
Faith ka thënë se zgjedhjet u realizuan mirë, por ka përmendur disa parregullsi në të dyja raundet, megjithatë ka shprehur besimin e tij te KQZ dhe KZAP, të cilët duhet të marrin vendimet e duhura.
Sipas Shefit t Zyrës civile ndërkombëtare, mundësitë janë të mëdha për të pasur zgjedhje të parakohshme nëse partitë në koalicion nuk do të gjejnë mënyrë për të bashkudhëhequr vendin si qeveri qendrore.
"Si ICO ne jemi të kënaqur të shohim se dispozitat e kushtetutës po respektohen, megjithatë nëse nuk gjendet mënyrë e bashkudhëheqjes mes dy partive në koalicion, është e mundur se zgjedhjet e parakohshme do të duhej të thirren. Ne do të respektojmë çfarëdo vendimi që liderët politikë të partive politike do të marrin", ka thënë Feith.