E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liverpool turpërohet në Anfield

Shpresat e Liverpool për të mbrojtur titullin në Premier League kanë marrë një goditje të rëndwë pas humbjes së pësuar përballë Brighton, 0-1 në Anfield. Pas një pjese të parë pa gola, fati i sfidës është vendosur në minutën e 56-të, ndërsa Steven Alzate ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Përpjekje të lojtarëve të Liverpool në minutat e mbetura, por shumë pak për të pretenduar një përmbysje të mundshme. Një humbje befasuese që i zbret në vendin e katërt në klasifikim, -7 nga skuadra kryesuese, Manchester City që ka një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër, Brigton ngjitet në vendin e 15-të në klasifikim dhe tani është 10 pikë larg zonës së rënies. Për të besuarit e Klopp përara është një ndeshje e rëndësishme, pikërisht me Manchester City, që do të luhet të dielën, ndërsa Brigton do të vizitojë Burnley, një sfidë për tu larguar sa më shumë nga fundi i tabelës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›