Manchester City i pandalshëm, fiton edhe Leicester

United thërret, City përgjigjet. Sfida ngazëllyese në distancë në Premier League midis dy skuadrave të Mançesterit e sheh ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola të krijojë një diferencë prej tri pikësh ndaj ‘kushërinjve’ të tyre, falë një suksesi 2-0 kundër Burnley
Ndeshja, për Citizens, fillon në një mënyrë shumë të ngjashme me atë të së shtunës kundër Sheffield United: avantazhi vjen pas tre minutash lojë, kur Gabriel Jesus shënoi golin e tij të dytë radhazi. Ndryshe nga java e kaluar, City shtyn me të gjitha forcat përpara dhe arrin të gjejë dhe golin e dytë në minutën e 38-të me anë të Sterling.
Pjesa e dytë do të sjellë vetëm një gol të anulluar me VAR me protagonist Mahrez dhe një Burnley që nuk ka aspak fuqi për të përballuar një kundërshtar si Citizens.
Kjo është fitorja e nëntë radhazi për City, dhe për momentin nuk duket se ka kundërshtarë të besueshëm për të ndaluar drejtuesit aktualë të Premier në një ndeshje të vetme.
Pas barazimit me Everton dhe humbjes me Leeds, Leicester është rikthyer edhe njëherë te fitorja, 2-0 përballë një Fulham që nuk ka mundur akoma të fitojë një ndeshje për vitin 2021. Një sfidë e zgjidhur që në pjesën e parë me gola të Iheanacho 17’ dhe Justin 44’.
“Dhelprat” kthehen kështu te suksesi dhe ngrihen në 42 pikë, -5 nga City, ndërsa Cottagers mbeten të tretët nga fundit në kuotën e 14 pikëve.