Liverpooli, 15 milionë për Sturridge

Liverpooli është mjaft i interesuar që ta bëjë të vetin futbollistin e talentuar Daniel Sturridge.
Pasi shpërtheu në fillim të sezonit të kaluar, mesfushori i krahut të djathtë ofanziv ka përfunduar në bankinë tek Chelsea dhe nuk po gjen assesi minutazh në ekipin e Rafael Benitez.
Prandaj, përfaqësuesi anglez e ka shprehur dëshirën që t’iu bashkohet Reds, të cilët janë gati t’i paguajnë 15 milionë funte. Liverpooli ka mbetur të bisedojë me Chelsean për 23 vjeçarin, i cili mund të luajë në vazhdimësi në Anfield Road. Sturridge ishte transferuar tek kampioni evropian në vitin 2009 nga Manchester City.