E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli akuzon Realin, për Suarez

Skuadra e Liverpoolit ka reaguar pas shkrimeve të fundit në mediat spanjolle ku thuhej se Suarez ka nënshkruar me Realin. Dje në gazetën "Marca" thuhej se Suarez ka nënshkruar me Realin dhe se do ti bashkohet kësaj skuadre pas Kupës së Konfederatave.

"Nuk ka asgjë të vërtetë nga këto shkrime. Ne nuk kemi diskutuar asnjëherë me Real Madridin dhe asnjë skuadër tjetër. Suarez nuk është në shitje dhe se jemi të interesuar për të respektuar kontratën e tij. Tifozët duhët të jenë të qetë sepse Real Madridi dhe mediat spanjolle vazhdimisht po spekulojnë duke mos patur asgjë konkrete" thuhet në një reagim nga skuadra e Liverpoolit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›