Benitez, Realit: Ancelotti, pikërisht për ju

Rafael Benitez e ka vlerësuar si tejet të duhur vendimin e Real Madridit për të emëruar Ancelottin si trajner.
Trajneri i Napolit ka dhënë një intervistë për radion "OndaCero" ku ka lavaduar trajnerin italian."Pikërisht Ancelotti do të rikthej vlerat e Realit që po i mungojnë që një kohë.
Ai është trajneri i duhur për Realin, është i arsimuar, profesionist, punëtor, dhe e di se si duhet të nisë punën me një skuadër" deklaroi Benitez./indeksonline/