E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpooli më i dobët nga 1954

Menaxheri Kenny Dalglish dukej i humbur dhe i vetëm, derisa Liverpooli u zhyt në serinë e rezultateve më të dobëta në 58 vitet e fundit, njoftoi tabloidi britanik The Sun.

Nga 1954, tifozët e skuadrës nga Anfield Road nuk kanë qenë dëshmitarë të një serie kaq negative, tetë pikë nga 12 ndeshje. Vetëm Wolverhampton ka pësuar bilanc më të dobët në Premierligë nga fillimi i vitit.

Kjo duket se e arsyeton festën e tifozëve të Newcastle United në fitoren 2-0 ndaj Liverpoolit të dielën, ku ngacmuan Dalglishin duke i brohoritur: “Do të shkarkohesh në mëngjes”.

Pikërisht Dalglish gjendet nën presion të madh për të mbajtur detyrën e tij dhe i nevojitet përkrahja nga e gjithë skuadra në mënyrë që të mbetet në drejtim të tyre. Të dielën, Dalglish u fye nga Andy Carroll, sulmuesi i cili kushtoi 35 milionë funte e të cilin ai e kishte përkrahur për 15 muaj.

Ai po ashtu u ‘tradhtua’ nga portieri Pepe Reina, i cili vendosi se ishte ide e mirë të sulmojnë futbollistin e Newcastles, Jamer Perche, gjest për të cilin u përjashtua me karton të kuq. Pas ndeshjes, Dalglish tingëllonte si një politikan i mposhtur që bënte thirrje për bashkim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›