E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli, më i mirë se sezonin e kaluar

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina beson se skuadra e tanishme është më e mirë se ajo e sezonit të kaluar.

Pavarësisht pozitës së tetë në Premierligë, spanjolli beson se triumfi në Carling Cup dhe kualifikimi për në finale në FA Cup është indikator i avancimit.

“Nuk ka dyshim se jemi përmirësuar nga sezoni i kaluar. Kemi fituar Carling Cup, kurse edhe jemi kualifikuar për Europa League. Sigurisht, objektivi është Liga e Kampionëve. Por, nëse para sezoni do të na kishte thënë dikush se do të fitonim Carling Cup dhe arrinim në finale të FA Cup, shumica do ta kishin pranuar”, deklaroi Reina për LFC Magazine.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›