E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stramaccioni, optimist për Interin

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, është kundërpërgjigjur pas kritikave ndaj skuadrës së tij, duke thënë se ata mund të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve pas fitores 3-1 në udhëtim te Udinese.

Stramaccioni ka udhëhequr Interin drejt 11 pikëve të fituara në pesë ndeshjet e deritashme të tij në drejtim të skuadrës. Nerazzurrët janë tri pikë prapa Lazios, që gjendet e treta.

“Fitorja në Udinese nuk është asnjëherë e lehtë. Kemi tubuar 11 pikë nga pesë ndeshjet e fundit, andaj jemi në garë për Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›