E Shtunë, 31 Tetor 2026

26-vjetori i katastrofës

Ukraina shënoi të enjten 26-vjetorin e katastrofës bërthamore në Chernobyl. Qindra banorë të qytetit Slavutich u mblodhën në sheshin kryesor për t’i përkujtuar viktimat.

Shpërthimi i 26 prillit 1986, që ndodhi në njërin prej reaktorëve të centralit bërthamor, shkaktoi rrezatim të lartë që u përhap në gjithë Ukrainën, në disa pjesë të Bjellorusisë e Rusisë, dhe në disa shtete evropiane. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, si rrjedhojë vdiqën disa dhjetëra persona, dhe u evakuuan mbi 300,000 persona.

Reaktori i fundit në Chernobyl – që njihet si katastrofa më e rëndë bërthamore në Evropë - u mbyll në vitin 2000.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›