E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundja rrezikon te mbetet jashte Olimpiades 2020

Është një prej sporteve tradicionalë në Lojërat olimpike.

Megjithatë, mundja do të mbetet jashtë Olimpiadës 2020.

Kjo është bërë e ditur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pas rekomandimit të Bordit Ekzekutiv të këtij institucioni.

IOC ka nisur rindërtimin e programit të Lojërave. Mundja nuk figuron mes 25 sporteve të aprovuara për evenimentin e pas 7 vjetëve.

Ky sport u krijua në vitin 708 pas Krishtit, ndërsa stili greko-roman ishte pjesë e edicionit të parë të lojërave moderne në vitin 1896.

Tani mundja do të jetë në listën e shtatë disiplinave të tjera, që do të luftojnë për vendin e fundit në program.

Mes tyre janë edhe karateja, patinazhi me rrota, bejzbolli apo ngjitja sportive.

Më parë vendimi do të ratifikohet në mbledhjen e Ekzekutivit në muajin shtator në Buenos Aires.

Përjashtimi i mundjes erdhi si surprizë, pasi ky sport u kalua nga pentathloni modern dhe taekëondo, por edhe nga regbi dhe golfi, të cilat do të debutojnë për herë të parë në vitin 2016.

Në Londër 2012, mundja konkurroi me 344 atletë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›