WADA jep alarmin 25 e sporteve kontrollohen nga krimi

Një e katërta e disiplinave sportive në mbarë botë ndikohen nga organizatat kriminale.
Shifra alarmante është bërë e ditur nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut, David Howman.
Ai nënvijëzoi se problemi i dopingut lidhet ngushtë me korrupsionin dhe mitmarrjen.
Skandalet e javëve të fundit për substancat e ndaluara dhe ato të trukimit të ndeshjeve, kanë vënë seriozisht besueshmërinë e sportit.
“Mendoj se 25 për qind e sporteve në botë kontrollohen në një mënyrë apo në një tjetër nga kriminelët. Nuk është hamendësim; këtë deklaratë e bëj në bazë të informacioneve që kam. Ndoshta shifra është më e lartë, ose me kalimin e kohës do të rritet”.
Lufta kundër fenomeneve që kanë goditur sportin është e vështirë.
“Ata që shpërndajnë substancat e ndaluara, pastrojnë paratë me baste të ligjshme dhe ilegale apo korruptojnë janë po ata. Nuk flasim për grupe kriminale të veçanta, pasi kokat e grupeve janë të njëjtët”.
Për dopingun, Howman pranoi se prej përfshirjes së bandave kriminale, institucionet nisen në disavantazh në luftën kundër substancave të ndaluara.