E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me vdekje nuk luhet

Në kapitullin e 5-të të ‘Destinacioni i Fundit’, vdekja është më e tmerrshme se kurrë. Parandjenja e një të riu shpëton disa njerëz nga vdekja e sigurt në një urë që shembet.

Por, jo gjithçka do të shkojë ashtu sikurse ai e ka menduar. Shumë shpejt ata kuptojnë se askush nuk mund të mashtrojë vdekjen dhe tani duhet gjetur një zgjidhje për t’u shpëtuar aksidenteve të tmerrshme që po i ndodhin çdo të mbijetuari…

Kjo është pjesa e pestë e filmit “Final Destination”, një seri kjo që fillon ashtu sikurse seritë e tjera ku zakonisht pas 10 minuta të argëtimit kemi një tragjedi.

Një tragjedi e përshkruar me shkatërrime, me urën që shembet e cila së pari eliminon një grup tinejxherësh, por që disa shpëtojnë.

Por, ajo që është shkruar duhet të ndodhë dhe duhet t’i ndodhë edhe këtij grupi të të rinjve. Pra, edhe ata duhet të vdesin.

Filmi kalon në një cikël të terrorit që ndjek formulën edhe të serive të tjera të “Final Destination 5” me regji të Steven Quale e që ndërtohet në këto shtylla: ëndërr, shpëtim, paramendim dhe këngë dhe karakterin e Tony Todd, i cili kthehet si një Bludworth.

Por, me vdekjen nuk ka lojë dhe si i tillë as ai nuk do të mund të shpëtojë.

“E them atë që e kam parë më parë”, thotë ai përderisa jeton në një stres të paparashikueshëm ku vdekja e pret edhe atë.

Edhe në këtë film kemi improvizimi të ndryshme të vdekjes, që e bën filmin po ashtu të parashikueshëm dhe në të njëjtin ritëm sikurse seritë e tjera, por që është një film që ka një katarzis më të fuqishëm kjo është evidente, edhe pse në fund gjithmonë na jep një shije të keqe.

Në mes të masakrës kemi Todin, që është një agjent i FBI-së, i cili e thyen paksa atë monotoninë nga seritë e mëparshme sepse ai është një person që i jep ngjyra komike këtij filmi.

“Final Destination 5” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga personat mbi moshën 17 vjeçare.

Filmi ka shumë skena therjesh, prerje kokash, djegie, tërheqje, etj. Ai bëhet edhe më i tmerrshëm sidomos nëse e shikon në 3D, ku shpesh do ta shihni vetën me thikë në fyt apo diku tjetër, por që nuk është reale, është thjesht efekt tredimensional.

Në fund, filmin mund ta shikoni në DigiGold nga e hëna deri të dielën e javës së dytë të shkurtit.

FINAL DESTINATION 5

Regjia: Steven Quale; skenari: Eric Heisserer, bazuar në karakteret e krijuar nga Jeffrey Reddick; drejtor i fotografisë: Brian Pearson; montazha: Eric Sears; muzika: Brian Tyler; dizajner: David R. Sandefur; kostumet: Jori Woodman; producentë: Craig Perry dhe Warren Zide; distributor: Ëarner Brothers Pictures dhe New Line Cinema. Kohëzgjatja: 1 orë 32 minuta.

Aktorë: Nicholas D’Agosto (Sam), Emma Bell (Molly), Miles Fisher (Peter Friedkin), Ellen Wroe (Candice Hooper), Jacqueline MacInnes Wood (Olivia Castle) dhe P. J. Byrne (Isaac).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›