E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul-Arsenal, duel Champions-i

Liverpuli dhe Arsenali do të takohen sot në “Anfield”, në një përballje që do të përcaktojë shumë për fatet e zonës Champions këtë sezon. Djemtë e Keni Dalglishit vijnë me moral të lartë, pasi u dhanë fund 6 sezoneve pa trofe, duke ngritur një javë më parë kupën “Carling” në “Uembli”. Londinezët renditen të 4-it dhe tani synojnë t’u afrohen sa më shumë spërsave të vendit të 3-të, ndërsa Liverpuli është i 7-ti, por ka për të luajtur 1 ndeshje të prapambetur, me Evertonin. Në 9 përballjet e fundit në kampionat mes këtyre klubeve, 6 takime kanë përfunduar në barazim. Nëse miqtë do ta shmangin humbjen, kjo do të ishte hera e parë që ata do të largoheshin nga “Anfield Road” pa u mundur në 5 ndeshje radhazi në Premier Ligë. “Ne do të tentojmë të marrim fitoren. Do të shikojmë se ku do të na çojnë 3 pikë më shumë. Nuk kam bërë fare llogari. Di që kemi një ndeshje me Arsenalin dhe kaq më mjafton. Do të jetë shumë e vështirë për ne, ashtu siç do të përpiqemi edhe ne t’ua bëjmë ferr”, tha Keni Dalglish. Ndërsa trajneri i Arsenalit është shfaqur i kënaqur me rikthimet e disa prej titullarëve në mbrojtjen e tij. “Shpresoj te një fitore, sepse do na vendoste në një pozicion komod dhe do na jepte moral për ta përmbysur Milanin në Champions”.

Formacionet
Liverpul (4-2-3-1): Reina, Enrike, Skrtel, Karrager, Xhonson, Adam, Xherrard, Dauning, Henderson, Suarez, Keroll
Trajner: Keni Dalglish
Arsenal (4-2-3-1): Shezni, Gibs, Vermalen, Koshielni, Sanja, Song, Arteta, Benajun, Roziçki, Uollkot, Van Persi
Trajner: Arsen Venger

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›