E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti ne proven Tirana

Ndeshja është një nga më të vështirat e mundshme. Luhet ndaj Tiranës, madje në fushën e kësaj të fundit. Por, për trajnerin e Kastriotit, Ramadan Ndreu, kjo fundjavë krijon shumë optimizëm, pasi ai jo vetëm që tregon ndonjë frikë përballë bardhebluve, por pretendon fort.
Ndreu ka një mendim edhe lidhur me vendimet e komisionit të disiplinës, me të cilin u ulën dënimet e Pogradecit dhe Flamurtarit, por jo të Laçit e të Skënderbeut.
Gjithsesi, për krutanët me më shumë rëndësi është ndeshja ndaj Tiranës, e cila është 6 pikë larg dhe Kastrioti dëshiron që t’i afrohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›