E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia pranon imigrantët e bllokuar në Detin Mesdhe

Sicili - Italia vendos të pranojë mbi 100 emigrantët e bllokuar në bordin e një anijeje turke në Detin Mesdhe, për shkak se ky vend dhe Malta fajësonin njëra-tjetrën lidhur me përgjegjësinë e pranimit të tyre.

Kjo aventurë lundrimi e emigrantëve afrikanë shkaktoi vdekjen e një gruaje shtatzënë dhe sëmurjen e disa të tjerëve.

Roma kishte deklaruar më parë se imigrantët ishin nën përgjegjësinë e Maltës, ndërsa ishulli i vogël mesdhetar këmbëngulte se ata ishin shpëtuar në një zonë detare më të afërt me Italinë.

Burime të qeverisë italiane deklarojnë se kriza ishte zgjidhur kur kryeministri Silvio Berluskoni i kishte deklaruar homologut të tij maltez Lawrence Gonzi se Italia do t’i pranonte imigrantët si gjest humanitar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›