Liverpul Hoxhson nuk i trembet shkarkimit
Trajneri
Paraqitjet me ulje dhe ngritje të Liverpulit nuk e shqetësojnë Roi Hoxhson, që mbetet i bindur se gëzon mbështetjen e drejtuesve të klubit. Edhe pse i ktheu “Reds” në zonën e lartë të renditjes në kampionat, problematike mbeten ndeshjet jashtë fushe: vetëm një fitore në 6 sfidat e fundit. Kjo është një “situatë e papranueshme” për pronarin e ri, Xhon Henri, ndërsa është spekuluar se trajneri rrezikon shkarkimin nëse situata nuk ndryshon. Por Hoxhson tha: “Nuk jam i frikësuar apo i shqetësuar”.