Do qendroj te pakten deri ne 2012 te elsi
Karlo Ançeloti
Karlo Ançeloti nuk largohet nga Çelsi. As nuk ka ndërmend. Dhe nëse do të varej nga ai, do të zgjaste sërish kontratën, që skadon më qershor 2012. për Romën do të mendojë më vonë, nëse do të jetë rasti për t’u menduar. Këto vlejnë për të sqaruar pozicionin e tij, ngaqë kohët e fundit flitej se trajneri italian ishte në prag të shkarkimit. Por vetë Ançeloti u është përgjigjur qartë pyetjeve të gazetarëve. “Unë do të qëndroj të paktën deri në fundin e vitit 2012 te Çelsi, kjo kur skadon edhe kontrata ime me këtë klub”, përfundoi deklarata e trajnerit të londinezëve.