E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic Deshiroj te shkruaj historine te Milani

Rrëfimi Suedezi thekson: Dua të fitoj gjithçka. Nuk mund të krahasohem me legjenda

Zlatan Ibrahimoviç është lideri absolut i Milanit, ai që vendos. Njeriu i golave (9 në kampionat e 4 në Champions) dhe i asisteve (7). I paparashikueshëm si goli ndaj Breshias; spektakolar si roveshata ndaj Fiorentinës; i paepur si predha ndaj Okserit. Shikon veten duke shënuar dhe qesh. Qesh në të njëjtën mënyrë si bëri atë natë gushti në pushimin e Milan-Leçe, ndeshja e parë e kampionatit. Kur premtoi fitore dhe shpërthim total. Mburracak? Jo, është pjesë e repertorit të tij. Thekson: “Dua të fitoj gjithçka; është normale. Kemi tre objektiva: titullin, Champions dhe Kupën e Italisë. Duhet të jemi të përqendruar në punën tonë, më pas do të vlerësohemi”. Ibra është mirë, përgjigjet me entuziazmin e një fëmije. Ai tregon: “Në këta muaj kam parë traditë të madhe, ambient i jashtëzakonshëm. Marrëdhënia me shokët është fantastik; e ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk kam ndier kurrë një atmosferë të tillë, jemi të gjithë një mendje”. Dhe citon dy shokë: “Më mungon shumë Inzagi, në fushë dhe jashtë. Nëse do të rikthehet për fundin e kampionatit, i premtoj një asist fantastik; jam i sigurtë që do të jetë më i fortë. Dhe Gatuzo? Lojtar i madh, motivues, adrenalinë puro. I jep zemër ekipit. Në fushë është kafshë: pa atë është e vështirë”. Dhe më pas Alegri, i cili nuk heq dorë nga suedezi: “Trajneri është i ri, ka një vizion të bukur për futbollin, e dashuron lojën sulmuese. Nuk ka fituar ende dhe prandaj ka një dëshirë të çmendur. Është inteligjent dhe di të jetë i keq në momentin e duhur. Di t’i dhurojë grinte skuadrës”. Ibra sqaron ambiciet e tij drejt përsosmërisë: “Më pëlqejnë komplimentet, por jam me këmbë në tokë. Dua gjithnjë të jap më shumë, sepse nëse nuk ke uri nuk ke as motivim dhe dëshirë”. Tani ka vetëm një mendim: “Jam i përqendruar te Roma; duhet ta mundim për të mbyllur vitin mirë”. për të fituar deri në fund, sepse Ibrës nuk i pëlqen të humbasë. Është i bindur: “Dua të bëj historinë e Milanit, dhe kënaqem kur më krahasojnë me Van Basten, por ai është një legjendë: nuk mund të bëhen krahasime me legjendat”, përfundon Ibrahimoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›