E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria refuzon SHBA-në për ujgurët

Lajmin e bën të ditur ‘Associated Press’, e cila shkruante një ditë më parë se Shqipëria ka pranuar të strehojë vetëm pesë ujgurë në vitin 2006 dhe ka refuzuar të tjerët për shkak të frikës së prishjeve të marrëdhënieve me Kinën.

Gjatë këtyre ditëve, në Tiranë pritet të vijë zëvendëskryeministri kinezë, Zhang Dejiang i cili mund të diskutojë për këtë problem me homologun shqiptar Ilir Meta. Megjithatë, ende nuk dihet axhenta e numrit dy të qeverisë kineze, i cili do të nisë një turë takimesh në Evropë, midis të cilave edhe në kryeqytetin shqiptar.

Shqipëria strehoi pesë ujgurët në vitin 2006, por dy vjet më parë nuk e pranoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të strehuar edhe 15 ish-të burgosur të Guantanamos.Çështja e ujgurëve është bërë një problem ndërkombëtar, pasi shumica e vendeve të botës nuk pranojnë t’i marrin në vendin e tyre këta shtetas, dikur të dyshuar pët terrorizëm, por që u shpallën të pafajshëm nga gjykatat amerikane.

Përballë një situate të tillë, Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara ka pranuar të shqyrtojë mundësinë që ujgurët të mund të kthehen në SHBA, nëse ata nuk kanë ku të shkojnë tjetër, pasi refuzimi i shumë vendeve për t’i pranuar i detyron ata të qëndrojnë në Guantanamo. Me këtë vendim, Shqipëria i bashkohet 100 shteteve të tjera për të mos pranuar këta myslimanë kinezë, të cilët nëse kthehen në vendin e tyre, ata do të dënohet nga regjimi komunist.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›