Moti i keq pengon tragetet në portin e Durrësit
Burime nga kapiteneria e portit detar bënë të ditur se "deti i trazuar për shkak të motit të keq, nuk ka penguar nisjen e trageteve nga Durrësi, ndërkohë që sot paradite parashikohen vonesa të trageteve që mbërrijnë nga porti i Barit (Itali)".
Sipas burimeve, reshjet e shiut po pengojnë përpunimin e anijeve me mallra, ndërsa ka vazhduar normalisht shkarkimi i kontejnerëve. "Motopeshkatoret dhe anijet e tonazhit të vogël dhe të mesëm nuk do të lejohet të dalin nga porti për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar me forcë 6-7 ballë" thanë burimet, duke shtuar se "sot paradite do të ketë vonesa në mbërritjen e katër trageteve që janë nisur mbrëmjen e kaluar nga porti i Barit.
Ndërkaq nga porti italian është mësuar se tragetet që janë nisur mbrëmë nga Durrësi kanë mbërritur në kohë në Bari. Deti me forcë 6-7 ballë dhe era që fryn nga juglindja pritet të ndryshojnë drejtim nga veriu gjatë 24 orëve të ardhshme, duke përmirsuar edhe kushtet detare.
Ndërkohë, reshjet e shiut kanë bllokuar për disa orë radhazi disa nga kryqëzimet dhe rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Sheshi pranë stacionit hekurudhor, rruga “Taulantia” dhe disa segmente të rrugës “Aleksandër Goga” mbrëmjen e vonë të së enjtes ishin të pakalueshme nga automjetet dhe kalimtarët. Vështirësi në qarkullim ka patur edhe në disa nga rrugët e lagjeve periferie të Plazhit dhe Shkozetit.