Shembja e pallatit, 12 vite burg për 4 të pandehurit
Kështu, trupi gjykues ka vendosur masën e dënimit me 6 vite burgim për Sotiraq Janora, administrator i firmës së ndërtimit “Arti SH.P.K”. Ai akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” dhe për “shpërdorim prone”.
Ndërkohë, me dy vite dhe 6 muaj burg është dënuar Afërdita Papamihali, sekretare e Bashkisë së Gjirokastrës. Ajo akuzohet se ka shpërndoruar detyrën. Gjithashtu me dy vite burgim është dënuar edhe Admir Shehajn, përgjegjës në Inspektoratin e Ndërtimit në Gjirokastër. Masa e dënimit me dy vjet burg është dhënë edhe për Gjergji Meçe, inxhinier pranë firmës së ndërtimit.
Gjykata ka vendosur lirimin e shtetasve Leonard Mustafarajn dhe Petrit Maksuti, punonjës të policisë bashkiake. Në seancën gjyqësore ishin të pranisëm edhe familjarë të viktimave. Ata e kanë vlerësuar si jo të drejtë vendimin e gjykatës, që sipas tyre ka dhënë masa minimale dënimi.
Një vit më parë një pallat katër katësh në Gjirokastër u shemb pasi fare pranë tij kishin filluar punimet për ndërtimin e një pallati të ri. Ngjarja la pas tre të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.