Liverpuli, presion Mancester Junajtid
Liverpuli fitoi 3-1, ndaj Hull Sitit, kur keta te fundit mbeten me 10 lojtare. Liverpuli vazhdon te mbaje ne presion Mancester Junajtid, ne krye te Premier Liges. Dy gola ne pjesen e dyte i shenoi Di Kait, kur kishte shenuar Alonso ne fund te pjeses se pare. Dy lojtaret iu dhane liverpulasve nje fitore teper te rendesishme, kur mbeten edhe pak jave nga perfundimi i kampionatit. Ne minuten e 59-te Hull mbeti me 10 lojtare, sepse doli me karton te kuq, Saleb Forlan. Me fitoren e fundit Liverpuli eshte ngjitur ne kuoten e 74 pikeve. Mancester Junajtid ka edhe nje ndeshje me pak. "Ishte nje ndeshje e veshtire per ekipin tim, qe u perpoq te kontrollonte lojen, ne nje fushe te veshtire," - theksoi Rafa Benitezi, trajneri i Liverpulit. "Hull luajti direkt per topin e pare dhe e beri ndeshjen teper te veshtire, qe te menaxhohej nga ana jone." Celsi ka 71 pike, pas fitores 1-0 ndaj Uest Hemit. Arsenali i vendit te katert do te luaje sot ndaj Midellsbrou. EBA fitoi 3-0 ndaj Sanderlendit, duke e zhytur kete te fundit ne fund, kurse Boltoni barazoi 1-1 me Aston Vilen. Ervertoni i vendit te gjashte humbi 2-1 ne shtepine e Mancester Sitit, nderkohe qe Fulhem u ngjit ne vend te shtate, pas fitores 1-0, me Stok Sitin